Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Dërgut Aliu flet për çrregullimet gjenetike dhe zbulimin e hershëm në javën e 10-të të shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 21/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu Dr. Dërgut Aliu nga Spitali LINDJA në një intervistë për Gazetën Shneta ka folur për çrregullimet gjenetike dhe zbulimin e hershëm të tyre në javën e 10-të të shtatzënisë.

Ky zbulim mund të bëhet përmes testit NIFTY Plus i cili është jo invaziv dhe bëhet në javën e 10-të të shtatzënisë vetëm me marrjen e gjakut nga gruaja shtatzënë. Gjinekologu i njohur Dr. Dërguti thotë se përmes kësaj analize detektohen anomalitë eventuale kromozomale tek fryti, shkruan Gazeta Shneta.

“Testi NIFTY zakonisht bëhet te gratë tek të cilat ekziston rreziku i rritur i çrregullimeve gjenetike, te gratë në moshë të shtyrë mbi 35 vjet, ose kur gruaja shtatzënë paraprakisht ka pas ndonjë fëmijë me defekte gjenetike. Poashtu edhe në rastet kur dyshohet për ndonjë anomali përmes ultrazërit”, ka shpjeguar gjinekologu.

Ai thotë tutje se Testi NIFTY bazik bëhet te gratë shtatzëna për sëmundjet gjenetike më të shpeshta si defektet e kromozomit 21 apo sindromi Down, Trisomia 18, Trisomia 13, Sindromi Edwards, Sindromi Patau, të cilat sipas mjekut janë më të shpeshta. Por ekziston edhe NIFTY standard me anë të të cilit detektohen shtatë defekte kromozomale, si dhe NIFTY Plus i cili mundëson detektimin e 70 anomalive kromozomale.

Dr. Aliu tregon se saktësia llogaritet të jetë mbi 99 për qind.

“Në klinikën tonë Testin NIFTY e bëjnë përafërsisht rreth 70 deri 100 shtatzëna. Testin e bëjnë sidomos ato gra të cilat kanë pas ndonjë lindje paraprake me defekte të frytit. Por ku e marrin rezultatin e Testit NIFTY dhe është çdo gjë në rregull, atëherë ato janë të kënaqura dhe mezi presin momentin e lindjes sepse fitojnë besim se fryti është mirë dhe nuk ka asnjë problem ose defekte kromozomale”, ka deklaruar gjinekologu Dr. Dërgut Aliu. /Gazeta Shneta/

Testin Nifty tani mund ta paguani edhe me këste në Kosovë. Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.

Artikulli paraprakKrasniqi anulon katër pozita të jashtëligjshme në administratë, shuhet departamenti i infermierisë
Artikulli i rradhës Mbi 6 mijë e 500 fëmijë kanë lindur në Gjinekologji, 43 prej tyre nga nënat me Covid

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.