Një shtatzëni normale zgjat afërsisht 40 javë dhe kjo dallon nga një shtatzëni tjetër.
Lindja e parakohshme karakterizohet nga kontraktimet që fillojnë para javës së 37-të të shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Në disa raste, lindja e parakohshme paraqet rrezik për foshnjen e që pasojat mund të jenë afatgjate.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Lindja e parakohshme, shfaqet zakonisht në 12% të rasteve dhe disa nga faktorët ndikues mund të jenë:
-Shtatzëni me binjakë (apo më shumë),
-Historia e lindjes së parakohshme,
-Gjakderdhja vaginale,
-Infeksion,
-Polihidramnios (sasia e tepërt e lëngut amniotik që e rrethon foshnjen),
-Probleme me qafën e mitrës,
-Përdorimi i drogës dhe alkoolit./GazetaShneta/