Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë pasi në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e covid-19.
Në rezultatet e fundit është bërë e ditur se nga 503 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 66 raste pozitive shkruan GazetaShneta.
Tutje në njoftim të IKSHPK-së thuhet se, në 24 orët e fundit 141 pacientë e kanë mposhtur virusin, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 12,815.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,208 të infektuar dhe 615 viktima./GazetaShneta/