Nganjëherë na është bërë të besojmë se për të rritur shanset tuaja për të mbetur shtatzënë, gjithçka që duhet të bëni është të bëni seks më shpesh. Sidoqoftë, realiteti është shumë ndryshe.
Zvogëloni nivelet e stresit
Ju mund të ndjeni se nivelet e ankthit tuaj po shtohen tani që po përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Por, në fakt është më e rëndësishme se kurrë të mbash nën kontroll stresin.
Rritni nivelin e vitaminave
Tani është koha të filloni të merrni multivitamina nëse nuk e bëni tashmë. Jo vetëm që keni nevojë për acid folik për të parandaluar defektet e tubit nervor të cilat mund të formohen në javët e para të shtatzanisë por studimet gjithashtu kanë treguar se gratë që kanë mungesë hekuri mund të përjetojnë cilësi të dobët të vezës dhe madje të ndalojnë ovulimin.
Përdorni një kalendar të ovulimit
Një kalendar i pjellorisë mund të iu ndihmojë të kuptoni gjatësinë e ciklit tuaj dhe ditën e muajit kur jeni më pjellor. Me kalimin e kohës, ju do të shihni modele në ciklin tuaj.
Hani ushqime që rrisin fertilitetin
Dieta nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin por mund të ndikojë edhe në pjellorinë tuaj. Rritni shnaset tuaja për të mbetur shtatzënë, duke siguruar që të përfshini disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj, do të siugroni që trupi juaj të mos jetë i mnagët në asnjë nga elemtentët kryesorë të krijimit të foshnjës dhe vitaminat /GazetaShneta/