Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është pyetur në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, konkretisht për rastin e vdekjes së të riut nga kjo komunë, Agon Musliu.
Haziri e ka pranuar se për këtë rast e ka telefonuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj, për të iniciuar riatdhesimin e Agonit, me kërkesë të babait të tij Naim Musliu, shkruan Gazeta Shneta.
“Ka kërkuar që të angazhohem për kthimin e djalit të tij në Kosovë pas mbylljes totale në Gjermani. E kam njoftuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj që në bazë të mundësive dhe detyrave të ambasadës të mundësohet kthimi në atdhe”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se kërkon nga Komisioni hetimor që të hetohet kjo njollë e zezë e pandemisë. Haziri ka thënë se babai i Agonit nuk ja ka paraqitur atij asnjë problem shëndetësor të djalit të tij.
“Problemet shëndetësore të Agonit asnjëherë nuk janë përmend nga prindi në raport me mua”, ka thënë ai.
“Agoni është paraqitë si rast me prioritet për riatdhesim dhe ka qenë në përputhje me të gjitha kriteret për riatdhesim”, ka deklaruar Haziri. /Gazeta Shneta/