Egzistojnë simptoma të ndryshme që ju paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme, pa e dëshmuar atë me test.
Disa nga simptomat e mundshme të shtatzënisë mund t’i identifikoni pasi gjithçka fillon nga ju – ndryshimet fizike dhe emocionale shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
-Cikli menstrual
Në shumë raste, kjo është forma identifikuese e një shtatzënie për të gjitha gratë.Vonesat e ciklit menstrual shpesh mendoni se mund të jenë si pasojë e stresit apo të ndryshimeve në peshë, mirëpo shikoni edhe anën tjetër pasi mund të jetë një paralajmërim për një shtatzëni të mundshme.
-Të vjellat
Shenja tjetër është edhe të vjellat që çdo grua përjeton gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
-Ndiheni të mbushura
Pasi që të konsumoni qoftë dhe një sasi shumë të vogël të ushqimit, ju do të ndiheni të mbushura.Kjo për arsyje se nivelet e progesteronit rriten dhe në këtë mënyrë ndikon në sistemin tretës dhe rezulton në fryerje.
-Keni dhimbje gjoksi
Në fillimet e shtatzënisë mund të keni dhe dhimbje gjoksi.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
-Urinim
Ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë, ju shkakton që të keni urinim më të shpeshtë sesa zakonisht.
-Ndryshime emocionale
Ndryshimet emocionale janë të zakonshme kur një grua është shtatzënë./GazetaShneta/