Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 34 raste me covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre viktima (një nga Klinika Infektive-QKUK, një nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një nga spitali rajonal i Prizrenit), kurse 122 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër coivd-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
34 rastet e reja janë shënuar në këto komuna: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj./GazetaShneta/