Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të jenë nën të njëjtin menaxhment Kardiologjia me Kardiologjinë Invazive?

Lajme 25/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çka është duke ndodhur në kardiologji por edhe në shumë klinika të QKUK.

Shkruan: Dr. Florim Zejanullahu

Secili pacientë i shtrirë meriton trajtim të njëjtë dhe të dinjitetshëm në sistemin publik shëndetsor. Karta e të drejtës në përzgjedhjen e mjekut dhe prodedurës është e drejtë bazike e pacientit në trajtim.

Po shpreh një mëllef qytetar por edhe si një i punësuar në QKUK.

Ka me shume se 10 ditë që kusheriri im në pension Zejnullah Zejnullahu ish epror i UÇK ës dhe TMK ës në Zonen Operative të Llapit përkatsisht zona V është i shtrirë në repartin e kardiologjisë në QKUK me dhembje të forta gjoksi.

Për shkak të ,, kritereve menaxheriale” menzi dje “e shtunë” në kujdestari me insistimin permanent të familjarve dhe atë u arrit t’i realizohej koronarografia ku rezultoj me mbyllje të tri enëve të gjakut.

Deri dje pacienti sipas kritereve menaxheriale të klinikës nuk kishte nevojë urgjente për koronarografi duke përjashtuar edhe stentimin tash është indikacion absolut që pacienti urgjentisht duhet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik për zëvendësim të enëve të gjakut “bypass”. E çuditshme ???

Çka është duke ndodhur me të vërtet, sepse pacienti po të mos ishte konzistent në kërkesen e tij dhe familjarve për koronarografi do ishte lëshuar në shtëpi ,,në gjendje të përmirsuar” pa diagnostifikim të kjartë???

Përse kjo shkëputje në kardiologji dhe ky keq menaxhim ku kardiologu( ndoshta me eksperiencë shumë të lartë) kërkon koronarografinë dhe refuzohet nga kardiologu invaziv???

Dhe kardiologu që kërkon koronarografinë e realizon atë në spitalet private por aty nuk ka të drejt ta ushtroj profesionin.

Pastaj ndodhin keqinterpretime diagnostike dhe mosmarrveshje ndërkolegiale deri në infiltrim të familjarëve në përditshmërinë e punës së mjekëve duke shkaktuar pasiguri në trajtim dhe në shërbim por edhe në punën e profesionistëve.

Në përditshmëri mund të krijohet një situatë sikur e Prof.Dr Gani Bajraktarit që ishte përjashtuar nga puna pikërisht në një situatë të tillë, ku mjeku shpesh futet në shënjestër të diskualifikimeve dhe bëhet pre e përditshmërisë së brisht në institucion me duar të lidhura ku detyrohet që të kërkoj zgjidhje për pacientët në nevojë dhe rezistences se pakuptimt ndër klinike e kolegiale.

Ne u detyruam së bashku me djalin e Zejnullahut Bekimin që poashtu është epror në FSK që ta lusim atë që ta dërgojmë  privat për koronarografi por nuk pranoj në asnjë mënyrë.

Jo tha kurrsesi, jo pse po më dhimbsen paret po unë nuk jam në Beograd por në Prishtinë , nga Beogradi kam një fletarrest por këtu po më duket kokan këthy shkiet, ta shoh një herë përse kam luftu dhe kemi derdh gjak.

Përkundër dhembjes shprehte edhe mëllefin në mostrajtim.

Nuk pajtohej asësesi me realitetin!!!

Përse ne si familjar të detyrohemi që ta gjejm kardiologun invaziv dhe ta lusim me ditë të tëra…

Përse kjo shkëputje e pakuptimt klinike dhe ndërkolegiale?

Pse të krijohet kjo pasiguri në trajtim në sistemin publik shëndetësor, për interes të kujt gjithë ky keqmenaxhim.

Duke  mos lënë pa përmendur klinikat tjera por edhe Kliniken e Syve ku punojë që definitivisht ka humbur besimi në intervenimet e kataraktës ku pacienti nuk ka të drejtë të zgjedhë kirurgun përveqse me të ,, njofshëm”  kur vendos menaxhmenti???

Zejnullahu apo Zena siq i themi ne që në vitin 1992 kishte shkuar në Shqipëri për të sjellur armë dhe eksploziv për të filluar me aksione guerilje kundër pushtuesve serb në Kosovë. Ai ishte njëri nga organizatorët kryesor në përzgjedhjen e dy grupeve të cilat shkuan për ushtrime ushtarake në Surrel në Shqipëri me 1991 ngase ishte në strukturat e larta të LDK-ës të asaj kohe, dhe siq ishte marrveshja tash ishte koha e sigurimit të arëmeve dhe municionit dhe e vetmja alternativë ishte shteti amë Shqipëria.

Ai ra në pritë në Tetovë duke u këthyer nga Shqipëria në me veturen e tij plot me eksploziv, u shpall si i zhdukur gati për një muaj dhe u burgos

nga pushteti i atëhershëm maqedon ku më pastaj u lirua me ,, kaucion”dhe pas një viti sakrificë dhe rrezikim të familjes si ilegal, mundi të largohej nga Kosova për disa vite duke qëndruar në Zvicer.

Ishte njëri nga financuesit e hershëm të UÇK ës së bashku me Ismet Avdullahun.

U këthy në UÇK në qershor të 1998 dhe qëndroj me armë në dorë deri në fund të luftës, në ballë të çdo beteje dhe sakrifice.

Është në listen e pushtetit serb të eprorve të ZOLL që posa të kaloj kufirin për shkak të fletarresteve serbe dhe maqedone mund të burgoset automatikisht.

Dhe…

Përse duhet të shkruaj…

Jo për një njeri të kalibrit të Zenës që dha gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, por për një katrahurë menaxheriale që është duke ndodhur në kardiologji.

A jem afër diku në ndaljen e kësaj rutine të trajtimit të padinjitetshëm të pacientëve ndër më të rrezikuarit klinikisht, atyre me sëmundje koronare???

A është ky një argument pro

plus për shkrirjen e dy klinikave në një?

APO TË VAZHDOJMË KËSHTU NJËJTË MBRAPSHTË TASH E 20 VJET NË SHËNDETËSI, …

JO VETËM NË KARDIOLOGJI.

ME KEQARDHJE PËR ATA QË PREKEN DIREKT DHE INDIREKT NGA KY SHKRIM!

Artikulli paraprakGjinekologu Veliu tregon cilat janë sëmundjet dhe çrregullimet që diagnostikohen pas javës së 10-të në shtatzëni
Artikulli i rradhës Moti në 5 ditët e ardhshme, tetor 2020

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.