Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu Veliu tregon cilat janë sëmundjet dhe çrregullimet që diagnostikohen pas javës së 10-të në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 25/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu i njohur kosovar Dr. Afrim Veliu në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se cilat sëmundje dhe abnormalitete gjenetike mund të zbulohen në fazën e hershme të shtatzënisë, konkretisht pas javës së 10-të.

Veliu ka shpjeguar se përmes analizës së gjakut e cila bëhet me testin prenatal joinvaziv NIFTY by Geneplanet, mundësohet përcaktimi nëse një foshnje mund të lind me çrregullime gjenetike të caktuara.

Ky test bën fragmentimin e ADN-së së ftytit, i cili qarkullon i lirë në gjakun e nënës derisa ajo është shtatzënë. Gjatë shtatzënisë gjaku i nënës përmban cfADN-në e frytit i cili vjen nga placenta. Kjo mundëson që përmes analizimit të ADN-së të zbulohet ndonjë sindromë gjenetike.

Për të kryer testin NIFTY by Geneplanet, shpjegon Dr. Afrimi, nevojitet vetëm një mostër e vogël e gjakut të nënës (10ml) dhe rezultatet merren brenda 6 deri në 8 ditë.

Mjeku ka shpjeguar se Testi NIFTY by Geneplanet mund të bëhet nga java e 10-të e shtatzënisë dhe rekomandohet te pacientet ku gjatë skriningut me ultrazë dallohen markerë të dyshimtë për sindrome gjenetike ose te anomalitë e ndryshme të frytit të vërejtura në ultrazë kur duhet të përcaktohet natyra e tyre, si dhe në rastet kur anamneza  tregon se ka pasur në familje ndonjë sëmundje trashëguese.

Veliu ka treguar se NIFTY by Geneplanet detekton Sindromin Down, Sindromin Patau dhe Edwards, Sindromet e Delecionit, sëmundjet e ashtuquajtura Aneuploiditë e kromozomeve seksuale: Sindromi Turner (monosomia X), Sindromi Klinefelter(trisomia XXY), Sindromi i X-it të trefisht (trisomia XXX); Sindromi Jakobs (trisomia XYY); me saktësi dhe siguri mbi 99 për qind.

“Para se gjithash gratë shtatzëna duhet të informohen për testet gjenetike, për metodën e tyre dhe rreziqet e mundshme. Mund të them lirisht se Testi NIFTY Plus krahasuar me amniocentezën, e cila është relativisht invazive dhe me disa rreziqe për frytin, është pothuajse pa asnjë rrezik.”, ka deklaruar gjinekologu. /Gazeta Shneta/

Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.

Artikulli paraprakTrajtimi i urthit gjatë shtatzënisë, përmes këtyre hapave vijues të rekomanduar
Artikulli i rradhës A duhet të jenë nën të njëjtin menaxhment Kardiologjia me Kardiologjinë Invazive?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.