Numri i rasteve të raportuara me covid-19 në Angli është dyfishuar në tre javët e fundit, thonë studiuesit.
Lajmi për këtë është bërë i ditur përmes gjetjes së burimeve të sakta, të cilat janë botuar në Imperaial College London shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit paralajmëruan se Anglia është kapluar nga një valë e dytë e pandemisë, e cila tashmë ka arritur në një fazë kritike.
Paul Elliott, kreu i departamentit të epidemiologjisë dhe biostatistikës në Imperial College tregoi se duhet vepruar më shpejt që të ngadalësohet përhapja e covid-19.
“Tani më shumë se kurrë ne duhet të punojmë së bashku për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të shmangur mbingarkesën në spitale”, u shpreh ai.
Studiuesit testuan mbi 85 mijë pacientë gjatë periudhës prej 16-25 tetorit dhe çfarë zbuluan ata ishte se prevalenca e virusit vazhdonte të rritej në të gjitha grupmoshat dhe rajonet në Angli.
Veçohet se virusi, më shumë kishte infektuar grupmoshën 55-64 vjeçare, por njëkohësisht dhe grupmoshën 18-24 vjeçare./GazetaShneta/