Belgjika raportoi një numër rekord të pranimeve ditore në spital për Covid-19, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit.
Autoriteti belge i Shëndetësisë, tha se 6,187 pacientë u pranuan të enjten, ndërsa 1,057 njerëz janë aktualisht në kujdesin intensiv shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Në dy javët e fundit mesatarisht 484 njerëz janë shtruar në spital çdo ditë në vend.
“Nuk ka absolutisht kohë për të humbur për të parandaluar një përplasje totale të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor”, tha CEO i ‘Zorgnet-Icuro’ (rrjet spitalor), Margot Cloet këtë të premte për CNN.
“Ndoshta brenda një jave, ne do të arrijmë kapacitetin maksimal të shtretërve të kujdesit intensive. Dhe nuk janë vetëm shtretërit që Belgjikës i mungojnë, por edhe punonjës shëndetësorë”.
Drejtori për shtyp, i Spitalit Universitar të Liezhit, Louis Maraite, i tha CNN se për shkak të mungesës së stafit, spitali nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të kërkonte infermierë që rezultuan pozitivë pa asnjë simptomë për të punuar vullnetarisht./Gazeta Shneta/