Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngërçet gjatë shtatzënisë, ndiqni këta hapa për të lehtësuar dhimbjen ose shqetësimin e radhës

Këshilla për shtatzëna 15/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë tremujorit të parë, ngërçet shpesh vijnë nga ndryshimet normale që ndodhin gjatë zhvillimit të foshnjës tuaj.

Dhimbjet në përgjithësi mund të përshkruhen si tërheqje ndjesie në njërën ose në të dy anët e barkut tuaj shkruan American Pregnancy Association.

Megjithëse nuk konsiderohet simptomë për zbulimin e shtatzënisë së hershme, është një simptomë që shoqëron shumë shtatzëni në fillet e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Në shumicën e rasteve, ngërçet janë një pjesë normale e shtatzënisë. Sidoqoftë, ka disa raste kur ngërçet mund të jenë shqetësuese.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Çfarë i shkakton ngërçet gjatë shtatëzanisë?

Ngërçet zakonisht ndodhin kur mitra zgjerohet, duke bërë që ligamentet dhe muskujt që e mbështesin të shtrihen. Mund të vërehet më shumë kur teshtini, kolliteni ose ndryshoni pozicione.

Ngërçet që janë relativisht të vogla dhe ndodhin herë pas here, ndoshta nuk është për tu shqetësuar. Disa shkaqe shtesë të ngërçit normal në shtatzëni përfshijnë: gazin dhe fryrje, kapsllëku dhe marrëdhëniet intime.

Çfarë duhet të bëj për ngërçet ndërsa jam shtatzënë?

Nëse keni shtrëngime të vogla gjatë shtatzënisë, ka disa gjëra që mund të bëni për parandalimin dhe vetë-kujdesin:

– Mundohuni të uleni, të shtriheni ose të ndryshoni pozicione.

– Zhytuni në një banjë të ngrohtë.

– Provoni të bëni ushtrime relaksuese.

– Vendosni një shishe me ujë të nxehtë të mbështjellë me një peshqir në vendin e dhimbjeve.

– Sigurohuni që të konsumoni shumë lëngje.

Kur duhet të shqetësohem për ngërçet gjatë shtatëzanisë?

Ndërsa ngërçet mund të jenë të zakonshme, ka disa shkaqe serioze të dhimbjes së barkut gjatë shtatzënisë si: shtatzënia ektopike, aborti spontan, preeklampsia, lindja e parakohshme, infeksionet e traktit urinar dhe shkëputja e placentës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur është koha më e përshtatshme të inkuadroni shishen e qumështit tek bebi juaj
Artikulli i rradhës Nënkryetari i Prishtinës propozon që hotelet të shndërrohen në spitale Covid

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.