Një vaksinë e re e zhvilluar nga Moderna ofron 95 përqind efektivitet kundër Covid-19, tregojnë të dhënat e hershme nga kompania amerikane.
Rezultatet janë në përputhje me ato të dërguara nga vaksina e Pfizer javën e kaluar, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Neal Browning, vullnetari që kishte marrë vaksinën e Moderna ka treguar mbi efektet anësore.
Duke folur me Piers dhe Susanna në ITV’s Good Morning Britani, ai e përshkroi vaksinën si “një vaksinë e rregullt e gripit”.
Duke e elaboruar këtë cështje më tej, ai tha se kishte një “krah të lënduar të nesërmen” në vendin e marrjes.
Vaksina e fundit (Moderna) është një perspektivë pak më tërheqëse sesa ajo e Pfizer-it sepse mund të ruhet më lehtë.
Është treguar se mund të ruhet deri në 30 ditë në frigoriferë shtëpiak, në temperaturë dhome deri në 12 orë dhe mbetet i qëndrueshëm në -20C.
Në të kundërt, vaksina e Pfizer duhet të mbahet në rreth -70C, e cila paraqet një sfidë të frikshme për shpërndarjen masive. /Gazeta Shneta/