Placenta është organi që rrethon fetusin në bark dhe lejon shkëmbimin e lëndëve ushqyesve, gjakut dhe largimin e mbeturinave përmes nënës.
Zakoni i konsumimit të placentës, përgaditur e i njohur si kapsulim i placentës, është shekullor, praktikuar më shpesh në mjekësinë kineze. Ndërsa është një traditë e diskutueshme që ka marrë vëmendje edhe në Shtetet e Bashkuara për disa dekada, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Studimet e pakta shkencore të kryera mbi kapsulimin e placentës nuk kanë mbështetur përfundimisht efektet e kësaj praktike dhe as nuk kanë shpërndarë plotësisht mundësinë e përfitimeve nga marrja e placentës.
Sidoqoftë, duhet të theksohet nga nënat në pritje se shumica e informacionit që kemi në lidhje me kapsulimin e placentës vjen pothuajse tërësisht nga anekdotat e grave që e kanë provuar atë.
Çfarë është kapsulimi i placentës?
Kapsulimi i placentës është praktikë e marrjes së placentës pasi të jetë avulluar, dehidruar, bluar dhe vendosur në pilula.
Tradicionalisht, kjo merret nga nëna dhe besohet se jep përfitime të shumta shëndetësore.
Shpesh merret menjëherë pas lindjes, gjatë periudhës menstruale të një gruaje ose gjatë menopauzës me besimin se ndihmon në kundërshtimin e disa simptomave të menopauzës.
Cilat janë përfitimet?
Ka pak kërkime shkencore në dispozicion në lidhje me kapsulimin dhe konsumin e placentës dhe përfitimet e tij.
Tradita dhe zakonet holistike mjekësore përqafojnë një numër përparësish të mundshme që vijnë nga marrja e placentës.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ndër këto përfitime të mundshme janë:
– Lirimi i rritur i hormonit oksitocin, i cili ndihmon mitrën të kthehet në madhësinë normale dhe inkurajon lidhjen me foshnjën.
– Rritja e CRH, një hormon që zvogëlon stresin.
– Një rënie në nivelet e depresionit pas lindjes.
– Rivendosja e niveleve të hekurit në gjak.
– Rritja e prodhimit të qumështit.
A është i sigurt ky proces?
Kapsulimi i placentës duket se nuk mbart rrezik të qenësishëm nëse gëlltitet vetëm nga nëna.
Disa nëna kanë raportuar se kanë përjetuar simptoma negative si marramendje ose nervozizëm pas marrjes së pilulave.
Përsëri, shumica e informacionit në lidhje me këtë praktikë grumbullohet nga anekdota, dhe jo nga hulumtimi.
Për më tepër, nëse merret nga anëtarët e tjerë të familjes ose miqtë, duhet të jeni të vetëdijshëm për mundësinë e kalimit të sëmundjeve të transmetuara nga gjaku. /Gazeta Shneta/