Shumë gra sot e gjejnë veten duke u përpjekur të konceptojnë shtatzëni pas moshës 35 vjeç.
Kjo mundësi mund të jetë plot gëzim dhe e mbushur me pyetje. Përkundër disa sfidave, shumë gra në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre e kalojnë shtatzëninë me sukses shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Cilat janë sfidat kur përpiqesh të mbetesh shtatzënë pas moshës 35 vjeç?
Shkaku më i zakonshëm i rënies së pjellorisë në lidhje me moshën është ovulimi më pak i shpeshtë.
Ndërsa gratë plaken, ato fillojnë të kenë cikle të herë pas hershme ku një vezë nuk lirohet si më parë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Cilësia dhe sasia e vezës gjithashtu bie në vitet 30 dhe 40-ta të një gruaje.
Ndërsa numri i përgjithshëm i vezëve nuk mund të rritet, hulumtimet kanë treguar se cilësia e vezëve mund të përmirësohet.
Suplementet që përmbajnë acid folik dhe melatonin janë treguar për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së vezës dhe funksionit të vezoreve.
Gjithashtu, një grua që është e shëndetshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht ka më shumë të ngjarë të mbetet shtatzënë.
Ndërsa, duhet të keni kujdes të madh ndaj gjërave si alkooli, pirja e duhanit dhe kafeina të cilat mund të ndikojnë negativisht në pjellori.
Thuhet se mbipesha ose nën pesha gjithashtu mund të ndikojnë në pjellori poashtu, duke ndërhyrë në funksionin e hormoneve.
Andaj mbi çdo gjendje shëndetësore dhe ndërrime eventuale në mënyrën e jetesës ju duhet të këshilloheni me ofruesin e kujdesit shëndetësor për të arritur në një shtatzëni të suksesshme edhe pas moshës 35 vjeçe. /Gazeta Shneta/