Specialisti i emergjencës Dr. Ibrahim Maliqi nuk është pranuar në punë në Qendrën Klinike Universitare.
Maliqi u bë lajm në të gjitha mediat në nëntor të vitit të kaluar me një koment ofendues ndaj kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, shkruan Gazeta Shneta.
“Gërxhul gjallë je a”, kishte komentuar Maliqi në një postim të Mustafës në Facebook. Komenti i tij u cilësua si mjaft ofendues ndaj Mustafës.
Maliqi ka qenë një nga kandidatët për t’u punësuar në Klinikën Emergjente në QKUK, por ka mbetur i fundit në renditjen e komisionit.
Ndryshe në këtë konkurs u pranua Krenare Makolli. Ajo është një nga mbi 150 specialistë që janë pranuar në SHSKUK. /Gazeta Shneta/