Dhimbja e shpinës është një nga simptomat më të zakonshme për të cilat ankohen gratë shtatzëna.
Në disa gra, ajo fillon herët në shtatzëni dhe mbetet ndërsa përparojnë gjatë nëntë muajve. Në gratë e tjera, ajo përkeqësohet dhe vazhdon t’i pengojë ato edhe pasi lind fëmija thotë FirstCryParenting, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatëzanisë janë një nga arsyet kryesore.
Në shtatzëninë e hershme, ka një rritje të nivelit të progesteronit – një hormon që stimulon mitrën.
Kjo ndihmon në lirimin e ligamenteve që bashkojnë kockën e legenit në shpinë. Për shkak të kësaj, qetësimi të nyjeve të legenit dhe relaksimit të ligamenteve ju mund të përjetoni dhimbje gjatë ecjes, qëndrimit dhe uljes për orë të gjata.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ndërsa përparoni në tremujorin e tretë, fitoni më shumë peshë. Mbartja e peshës shtesë rrit stresin në nyjet tuaja dhe punën për muskujt tuaj.
Pabarazia muskulare dhe stresi çon në rritje të dhimbjes në shpinë kur ecni, qëndroni për orë të gjata, dilni nga një karrige e nivelit të ulët ose përkulni dhe ngritni gjërat.
Nëse fillimisht nuk përjetoni dhimbje shpine, por papritmas filloni të provoni dhimbje të forta gjatë gjysmës së vonë të tremujorit të dytë ose të tretë, mund të jetë një shenjë e lindjës së parakohshme. Sigurohuni që të këshilloheni me mjekun tuaj menjëherë. /Gazeta Shneta/