Dy infermiere nigeriane u sulmuan nga familja e një pacienti të ndjerë me Covid-19.
Pas sulmeve, infermierët në Qendrën Federale Mjekësore në qytetin jugperëndimor të Owo ndaluan trajtimin e pacientëve, duke kërkuar që spitali të përmirësonte sigurinë shkruan Associated Press përcjell Gazeta Shneta.
Kaluan pothuajse dy javë para se të ktheheshin në punë me roje të armatosura të afishuara gjatë gjithë kohës.
“Ne nuk japim jetë. Është Zoti ai që jep jetë. Ne vetëm kujdesemi ose menaxhojmë me situatën” tha Francis Ajibola, një udhëheqës lokal i Shoqatës Kombëtare të Infermierëve dhe Mamive të Nigerisë.
Sulmi në Nigeri në fillim të muajit të kaluar ishte vetëm njëri nga shumë rastet në mesin e punëtorëve shëndetësorë në mbarë botën gjatë pandemisë Covid-19.
Një raport i ri nga ‘Insecurity Insight’ me bazë në Gjenevë dhe Universiteti i Kalifornisë, si dhe Qendra e të Drejtave të Njeriut në Berkeley identifikoi më shumë se 1.100 kërcënime ose akte dhune kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe institucioneve vitin e kaluar.
Studiuesit zbuluan se rreth 400 nga ato sulme kishin të bënin me Covid-19, shumica të motivuara nga frika ose zhgënjimi, duke theksuar rreziqet që i rrethojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor në një kohë kur ata janë më të nevojshmit.
Punët tona në departamentin e urgjencës dhe në spitale janë bërë shumë më stresuese dhe më të vështira dhe kjo është qysh në fillim të pandemisë edhe kur njerëzit janë super mbështetës, tha Dr. Rohini Haar, një mjek urgjence në Oakland, California.
Profesionistët mjekësorë nga kirurgët deri tek ndihmësmjekët prej kohësh janë përballur me lëndime ose frikësime në punë, veçanërisht në zonat e konfliktit.
Ekspertët thonë se shumë sulme janë të rrënjosura në frikë ose mosbesim, pasi anëtarët e familjes reagojnë ndaj vdekjes së një të afërmi ose një komunitet i përgjigjet pasigurisë rreth një sëmundjeje. Koronavirusi ka amplifikuar këto tensione. /Gazeta Shneta/