Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

India pezullon eksportin e vaksinave Astra Zeneca, vonesa për Kosovën mund të zgjatet

Lajme 25/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Indisë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht eksportin e vaksinave Astra Zeneca, për nevoja të vaksinimit të brendshëm. AZ prodhohen nga Instituti Serum në Indi, nga i cili pritej të furnizohej edhe Kosova përmes programit Covax

India ka vendosur që përkohësisht t’i ndërpresë të gjitha eksportet e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, i thanë BBC-së burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky vendim mund të ndikojë që arritja e dozave të para në Kosovë të vonohet edhe më shumë.

Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se rritja e numrit të rasteve nënkupton që mund të rritet kërkesa për vaksina brenda vendit gjatë javëve të ardhshme, prandaj dozat do të nevojiten për programin e vaksinimit në Indi.

Ky vendim pritet t’i prekë dërgesat e dozave në vende tjera që janë planifikuar deri në fund të prillit, ndërsa kjo do të ndikojë që të ketë vonesa në rreth 190 shtete që furnizohen nga programi COVAX, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Programi COVAX, i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka për qëllim që të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjitha shtetet.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

Prodhuesi më i madh indian i vaksinave, Instituti Serum, e ka shtyrë dërgimin e vaksinave të AstraZeneca-s në disa shtete ditëve të fundit, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Brazilin.

Deri më tani, India ka eksportuar më shumë se 60 milionë doza të vaksinës në 76 shtete. Shumica e këtyre dozave kanë qenë të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, e cila u pezullua për një periudhë në disa shtete evropiane për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjes së gjakut te personat e vaksinuar.

Artikulli paraprakNdërron jetë babai i ish-ministrit Uran Ismaili
Artikulli i rradhës Prokurimi i SHSKUK-së i jep tenderin 1.1 milionë euro më shtrenjtë kompanisë së Lushtakut

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.