Trajtimi me COVID ka qenë qendra e shumë studimeve duke përfshirë edhe këtë të fundit që tregon se përdorimi i një bari kundër kërpudhave ka aftësinë për të neutralizuar virusin.
Pandemia SARS ‐ COV ‐ 2 dhe përhapja globale e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusin, urgjentisht kërkojnë strategji efikase dhe të sigurta të trajtimit antiviral shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Një qasje e drejtpërdrejtë për të shpejtuar zhvillimin e barnave me kosto më të ulëta është ripozicionimi i barnave.
Një studim i ri pretendon se një antidepresiv i zakonshëm dhe një bari anti-mikotik i përdorur për dekada mund të ndihmojë në trajtimin e Covidit.
Fluoksetina, antidepresiv i njohur ishte efektiv, tregojnë të dhënat e fundit. Bari i dytë, Itrakonazoli punon kundër kërpudhave duke penguar shndërrimin e kolesterolit brenda qelizave të kërpudhave dhe ndalon replikimin.
Në mënyrë të ngjashme, ai mund të veprojë edhe kundër virusit, vunë në dukje studiuesit.
Ndër të tjera në studimin e botuar në ‘British Journal of Pharmacology’, të dy trajtimet funksionuan duke neutralizuar sëmundjen përmes bllokimit të rritjes së virusit dhe të replikimit në qelizat e rritura në një laborator.
Itrakonazoli është gjithashtu aktiv kundër viruseve të tjera të frymëmarrjes përfshirë gripin A dhe rinovirusin njerëzor.
Në fakt, trajtimet funksionuan aq mirë sa mendohet se terapia e kombinuar bllokoi prodhimin me më shumë se 90 përqind të virusit. /Gazeta Shneta/