Aktivitetet fizike pas rikuperimit nga Covid-19 padyshim që sjellin benefite të shumta, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psiqik.
Ekspertët paralajmërojnë të filloni me ushtrime atëherë kur keni simptoma më të lehta dhe të moderuara shkruan Huff Post, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në disa raste, kur jeni asimptomatik, mirëpo keni rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, stërvitja mund t’ju ndihmojë në sistemin tuaj imunitar.
Aktivitetet që mund t’i praktikoni e që kanë ndikim edhe në shëndetin tuaj mendor janë: meditimi, joga, noti, ecja dhe çiklizmi.
Ekspertët paralajmërojnë që të shmangi aktivitetet më të rënda e që mund t’ju përkeqësojnë frymëmarrjen tuaj.
Së fundmi, ata rekomanduan që të monitoroni gjendjen tuaj shëndetësore.Nëse keni dhimbje gjoksi, të rrahura të zemrës, gulçim, lodhje, ndaloni së ushtruari deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore./GazetaShneta/