Së shpejti Gjermania dhe Italia do të furnizojnë me oksigjen Indinë, e cila ditëve të fundit është duke u përballur me një gjendje të rëndë të situatës pandemike.
Këtë të shtunë, Gjermani do të dërgojë 120 respiratorë në Indi, pasi vendi është duke u përballur me mungesë të oksigjenit si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, Gjermania planifikon furnizimin me një strukturë të prodhimit të oksigjenit në Indi.
Në anën tjetër, edhe Italia do t’i dal në ndihmë Indisë duke dërguar një sistem të prodhimit të oksigjenit, meqë rast kapaciteti i tij do të jetë mëse i mjaftueshëm për të furnizuar pacientët me Covid-19
Në një deklaratë, kryeministri italian Mario Draghi është shprehur se Italia do të mbështesë vendin në përballjen e valës së re të pandemisë.
“Dëshiroj të shpreh afërsinë time me popullin Indian për vuajtjet e shkaktuara nga vala e re e pandemisë.Italia nuk do të dështojë në mbështjetjen e saj në këtë kohë të vështirë”, tha ai./GazetaShneta/