Vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë, e sidomos për zhvillimin e fetusit. Ato rekomandohen të përdoren që nga fillimi i planfikimit të shtatzënisë.
Vitaminat prenatale janë të formuluara posaçërisht për nevojat ushqyese të grave shtatzëna, pasi përmbajnë hekur, acid folik e kalcium shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, a mund të jenë këto vitamina parandalues për abortin spontan?
Ndërkohë që, hulumtimet tregojnë se marrja e vitaminave prenatale para lindjes, ul rrezikun e defekteve të tubit nervor dhe mbështesin zhvillimin e fetusit; ato nuk kanë qartësuar këto vitamina kanë ndërlidhje me abortin.
Studimi i vtit 2011, zbuloi se “marrja e çdo vitamine para shtatzënisë ose në shtatzëninë e hershme nuk i ndalon gratë të përjetojnë abort spontan”.
Në anën tjetër, studimi i vitit 2016, në të cilin pjesëmarrëse ishin 276,820 gra shtatzëna, u zbulua se plotësimi me vitamina dhe minerale para lindjes nuk sjell efekte anësore, e sidomos komplikime si aborti.
Në përmbajtjen e vitaminave prenatale mund të gjeni: kalcium, acid folik, hekur, vitaminë B6, vitaminë D dhe hekur./GazetaShneta/