Java e 28-të dhe 40-të shënon periudhën e fundit të shtatzënisë, e njohur ndryshe si tremujori i fundit i shtatzënisë.
Kjo periudhë tejet emocionuese për shumë nëna të reja, karakterizohet edhe me disa komplikime shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Diabeti gestacional, lindja e parakohshme edhe preeklampsia janë tre nga komplikimet që karakterizojnë tremujorin e fundit të shtatzënisë.
Diabeti gestacional
Deri në 9.2 përqind e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara përballen me diabet gestacional.Kjo pasi ndryshimet hormonale të shtatzënisë e bëjnë më të vështirë trupin tuaj që të përdorë në mënyrë efektive insulinën.Kur insulina nuk mund të kryej punën e saj, rriten vlerat e glukozës (sheqerit në gjak).
Preeklampsia
Preeklampsia ndodh zakonisht pas 20 javëve të shtatzënisë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze për nënën dhe foshnjen, në rast se nuk trajtohet.
Lindja e parakohshme
Lindja e parakohshme fillon atëherë kur kontraktimet shkaktojnë ndryshime në qafën e mitrës suaj, para javës së 37-të shtatzënisë.Gratë shtatzëna që janë në rrezik për lindje të parakohshme janë:
-gratë që presin binjakë;
-gratë që kanë një infeksion në qesen amniotike;
-gratë që kanë lëng amniotik të tepërt;
-gratë që kanë pasur më parë një lindje të parakohshme./GazetaShneta