Hulumtuesit që merreshin me studimin e gjykimeve morale zbuluan se njerëzit më të shqetësuar për kapjen e COVID-it, nuk ishin më në dijeni të veprimeve të gabuara të shoqërisë, pavarësisht se po bënin gabime.
Ndër të tjera, studiuesit thonë se gjetjet e tyre janë dëshmi se morali ynë formohet nga emocione dhe intuita të ndryshme, nga të cilat shqetësimet në lidhje me shëndetin dhe sigurinë janë të spikatura. Kjo do të thotë që gjykimet tona për keqbërje nuk janë plotësisht racionale, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Studim i botuar sot në revistën Evolutionary Psychology, nuk u përqëndrua në sjelljet që lidhen me vetë pandeminë të tilla si distancimi shoqëror – por konsideroi një gamë të gjerë të shkeljeve morale.
Midis marsit dhe majit 2020, mbi 900 pjesëmarrës të studimit në SHBA u njoftuan me një sërë skenarësh dhe u kërkua t’i vlerësonin ato në një shkallë nga “aspak e gabuar” në “jashtëzakonisht e gabuar”.
Kjo u mundësoi studiuesve të matnin përgjigjet e pjesëmarrësve në pesë parime kryesore morale: dëm, drejtësi, besnikëri në grup, respekt ndaj autoritetit dhe pastërti.
Shembuj skenarësh përfshijnë një të natyrës së besnikërisë: ‘Ju shikoni një burrë që largohet nga biznesi i tij familjar për të shkuar në punë të konkurentit të tyre kryesore’ dhe një për drejtësi: ‘Ju shikoni një qiramarrës që jep ryshfet një pronari për të qenë i pari që do të lyejë apartamentin e tyre’.
Njerëzit të cilët ishin më të shqetësuar për kapjen e COVID-19 gjykuan se sjelljet në këto skenarë ishin më të gabuara sesa ata që ishin më pak të shqetësuar.
“Nuk ka asnjë arsye racionale për të qenë më gjykues ndaj të tjerëve sepse shqetësoheni nëse do të sëmureni gjatë pandemisë”, tha profesoreshë Simone Schnall nga departamenti i psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit, autore e lartë e raportit.
Ajo shtoi se: “Këto ndikime në gjykime ndodhin jashtë vetëdijes sonë. Nëse ndiejmë që mirëqenia jonë kërcënohet nga koronavirusi, ka të ngjarë që gjithashtu të ndihemi më të kërcënuar nga keqbërja e njerëzve të tjerë – kjo është një lidhje emocionale.”
“Neveria është një emocion që ne mendojmë se evoluoi për të na mbrojtur nga dëmtimi – shmangia e një tualeti të ndyrë që mund të na ndotë me sëmundje, për shembull. Por tani ne e zbatojmë atë edhe në situata sociale dhe mund të ndihemi të zmbrapsur fizikisht nga sjellja e njerëzve të tjerë”, tha Dr. Robert Henderson nga fusha e psikologjisë.
Ai shtoi se: “Lidhja midis të qenit i shqetësuar për COVID-19 dhe dënimit moral ka të bëjë me rreziqet e mirëqenies. Nëse jeni më të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore, ju jeni gjithashtu më të vetëdijshëm për rreziqet sociale – sjellja e të cilëve mund t’ju shkaktojë dëm”. /Gazeta Shneta/