Më pak se një muaj pasi vaksina anti covid nga Pfizer u autorizua për përdorim tek adoleshentët në ShBA, gjysma e tyre tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është raportuar se 81.7 përqind e dozave anti covid janë të administruara tek adoleshentët shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat tregojnë se rreth 50.1% e adoleshentëve 12 vjeç e tutje janë të vaksinuar plotësisht.
CDC-ja ka bërë të ditur se 171 milionë adoleshentë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti covid, kurse 141 milionë të tjerë janë të vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/