Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 raste pozitive me Covid-19 dhe një rast i vdekjes
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,298. Në total, numri i rasteve aktive është 170.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157,338 doza të vaksinës./GazetaShneta/