Një studim i ri që shfaqet në revistën Nature sugjeron që vaksina Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje afatgjate kundër COVID-19.
Studimi i udhëhequr nga Dr. Ali Ellebedy, një imunolog në Universitetin e Uashingtonit, ekzaminoi përgjigjen imune të trupit ndërsa manifestohet në të ashtuquajturat qendra germinale. Qendrat germinale janë struktura të qelizave B në nyjet limfatike, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Qelizat B i përgjigjen një antigjeni, ose një substance të huaj, duke prodhuar antitrupa. Qelizat maturohen në lloje të specializuara që nga ana tjetër, mund të krijojnë imunitet afatgjatë. Studimi shqyrtoi këto reaksione imune në 14 individë të cilët kishin marrë të dy dozat të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Ekipi zbuloi se qelizat B qëndruan në qendrat germinale në nyjet limfatike për gati 4 muaj pas vaksinimit. Zakonisht, këto bien pas 4-6 javësh, shpjegoi imunologu Ellebedy për The New York Times.
Fakti që në këtë studim, reagimet ndaj vaksinës vazhduan për gati 4 muaj është “një shenjë shumë e mirë“, tha Dr. Ellebedy.
Dr. Peter English, një konsulent në kontrollin e sëmundjeve ngjitëse paralajmëroi se:
“Vini re se ky punim studion vetëm vaksinën Pfizer/BioNtech. Nuk e krahason këtë vaksinë me vaksinat e tjera, kështu që ne nuk e dimë nëse vaksinat e tjera janë aq të mira, (sa vaksina Pfizer) në këto aspekte”. /Gazeta Shneta/