Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu shqiptar kërkon të legalizohet ryshfeti ndaj mjekëve: Të lihen paratë në recepsion

Lajme 08/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot paradite, mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë protestuan pas ndalimit të dy kolegëve, të cilët akuzohen për korrupsion.

Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj u arrestuan, pasi dyshohet se kanë marrë rryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, ku u përfshi në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.

Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba pranoi publikisht sot se mjekët në sistemin shëndetësor publik në  Shqipëri marrin rryshfet.

Ai shprehet se shërbimi shëndetësor është një shërbim që duhet paguar, si të gjithë shërbimet e tjera.

“Nuk jemi më në kohën e diktaturës, që shkon në spital dhe të tjerat i di shteti. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të sigurojë që të kryhen pagesat në spital, për çdo shërbim të marrë. Në spitalin tonë, shërbimi i laboratorëve është privat, paguhet me çmimin e tregut. Shërbimi i instrumenteve është privat, shërbimi i pastrimit është privat, shërbimi i ushqimit është privat, paguhen me çmimin e tregut”, u shpreh Torba.

Ndërsa foli për pagën e mjekëve, ai tha se është shumë e ulët, duke shtuar se asnjë mjek nuk do të qëndronte në punë, nëse nuk do të merrte rryshfet nga familjarët e pacientëve.

“Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale”, tha mjeku.

Kirurgu kërkoi që të ligjërohet dhënia e bakshishit mjekëve për shërbimin e tyre ndaj pacientëve në spital.

“Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”, deklaroi mjeku kirurg në Top Channel.

Artikulli paraprakMSH e Norvegjisë tregon afatin e vaksinave që i dhuroi donacion Kosovës
Artikulli i rradhës Kaos në Radiologji, dera e prishur bllokohet me ulësen e pritores së pacientëve

Ju sugjerojmë

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.