Përmbledhja e studimeve shkencore mbi përfitimet e vaksinave anti covid ka dëshmuar faktin se ato sigurojnë mbrojtjen e mushkërive, duke zvogëluar kështu ashpërsinë e virusit.
Te personat e vaksinuar, Covid-19 nuk mund të prek mushkëritë e tyre, aq sa mund të dëmtojë te personat e pavaksinuar, sugjerojnë të dhënat e fundit nga India shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Studiuesit kanë observuar 205 persona, të moshën nën 50 vjecare, të konfirmuar pozitiv me Covid.Në mesin e atyre, 14 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, 15 për qind e tyre ishin pjesërisht të vaksinuar dhe pjesa tjetër ishte e pavaksinuar.
Studiuesit shënuan secilën nga pesë lobet e mushkërisë në një shkallë që varion nga 0 deri në 5, që do të thotë se më shumë se 75 për qind e mushkërive ishin të dëmtuara nga virusi.
Sipas rezultateve nga skanimi i tomografisë kompjuterike (CT), 0 ishte te pacientët e vaksinuar, 4 te pacientët e vaksinuar pjesërisht dhe 11 te grupi i të pavaksinuarve.
Bashkëautori i këtij studimi, Dr.Jaimin Trivedi, ka thënë se gjetjet nënvizojnë..”faktin se vaksinimi zvogëlon ashpërinë e sëmundjes Covid edhe pse nuk mund të parandalojë infeksionin në disa pacientë.”/GazetaShneta/