Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Varianti Delta në studimin e ri: Tre herë më shumë kishte prekur popullatën e pavaksinuar

Jetë 07/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dhënat e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë se rritja aktuale e variantit Delta – po del të jetë më e lartë se mesatarja ditore e rasteve kombëtare të verës së kaluar dhe kjo e tëra po ushqehet kryesisht nga infeksionet midis njerëzve të pavaksinuar.

Sidoqoftë, një raport i CDC deklaroi se infeksionet COVD të gjetura në mesin e personave të vaksinuar janë duke rritur shqetësimet midis ekspertëve të shëndetit se virusi mund të shmangë mbrojtjen e ofruar nga vaksina, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Por hulumtimi i ri jashtë Britanisë së Madhe ka hedhur më shumë dritë se sa ka të ngjarë që dikush që është plotësisht i vaksinuar të kapë variantin Delta, duke ofruar disa lajme të mira ndërsa rastet vazhdojnë të rriten.

Një studim i madh i kryer nga hulumtuesit në Imperial College London, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, përdori të dhëna nga mbi 98,000 teste të shtupës të marra midis 24 qershorit dhe 12 korrikut. Periudha e mostrës mbulon një kohë kur varianti Delta kishte tejkaluar variantin Alfa si lloji mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi  zbuloi se vaksinat ofrojnë efektivitet edhe më të lartë në lidhje me infeksionet simptomatike, duke treguar një normë efikasiteti prej 59 përqind për ata që kishin marrë të dyja dozat.

“Ne po shikojmë efektivitetin kundër infeksionit në mesin e një mostre të rastësishme të popullatës së përgjithshme, e cila përfshin individë asimptomatikë,” tha Dr. Paul Elliot, epidemiolog në Kolegjin Imperial që drejtoi studimin, gjatë një konference për shtyp.

Në përgjithësi, studimi zbuloi se tre herë më shumë njerëz të pavaksinuar rezultojnë pozitivë për variantin Delta, duke treguar një prevalencë prej 1.21 përqind në pacientët që ende nuk kishin marrë vaksinat e tyre. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMasat e reja kufizuese anti – COVID në SHBA: Thirrja për vaksinimin kthen përsëri në liri
Artikulli i rradhës Bari Remdesivir mbetet përsëri në listën e re terapeutike rreth shërimit nga infeksioni COVID

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.