Foshnjet e porsalinduar mund të përballen me disa probleme shëndetësore.
Ndër këto probleme shëndetësore, me të cilat të porsalindurit mund të përballen janë apnea e parakohshme, verdhëza, sindroma e distresit respirator dhe refluksi shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Apnea e parakohshme
Për shkak se truri dhe mushkëritë e foshnjeve nuk janë plotësisht të zhvilluara, apnea ose periudha kur frymëmarrja ndalet, ndodh në 85% të rasteve tek foshnjet e parakohshme.
Verdhëza
Verdhëza është lëkura e zverdhur që shkaktohet nga bilirubina, produkt i qelizave të kuqe të gjakut.Kjo gjendje prek rreth 80% të foshnjeve të porsalindura.
Sindroma e distresit respirator
Sindroma e distresit respirator prek deri në 43% të foshnjeve të parakohshme.
Refluks
Sëmundja e refluksit gastroenzofageal (GERD) prek gjysmën e foshnjeve të parakohshme.Foshnjet mund të përballen me pneumoni dhe humbje të peshës./GazetaShneta/