Nga data 22 shtator, ditë e mërkure, ShSKUK njofton se do të rikthehet puna në ambulanca specialisitke për shkak të rënies së numrit të rasteve me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 (e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Poashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19.
Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave, klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.