Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga Covid-19.
Nga 4904 teste, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Sars-Cov-2, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 39 persona.
Në anën tjetër MSH ka njoftuar poashtu se janë administruar 16,339 doza të vaksinave kundër Covid-19, derisa 464,555 qytetarë janë vaksinuar me dy doza deri më tani në Kosovë. /Gazeta Shneta/