Gratë shtatzëna me simptoma COVID-19 kishin një përqindje më të lartë të komplikimeve urgjente në krahasim me gratë shtatzëna asimptomatike të infeksionit.
Ndër të tjera dhe të porsalindurit e tyre nga nënat simptomatike kishin më shumë gjasa të kërkonin mbështetje me oksigjen dhe pranim në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU), sipas një studimit të paraqitur në takimin vjetor Anesthesiology 2021, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Duke pasur parasysh natyrën në zhvillim të COVID-19, është kritike që spitalet të ndajnë përvojat e tyre se si trajtohen pacientët me COVID-19 dhe si ndikon në rezultatet e pacientëve,” tha Kristine Lane, studente e mjekësisë dhe autore kryesore e studimit dhe Dr. Rovnat Babazade, profesor i anesteziologjisë dhe bashkë – autor i studimit nga Universiteti i Teksasit.
“Ne donim të siguronim një pasqyrë të përvojës të një institucionit të vetëm se si mund të preket procesi dhe lindja nga virusi, si dhe gjendja e foshnjës pas lindjes.”
Studimi ishte një rishikim retrospektiv i grave shtatzëna, midis moshës 16 dhe 45 vjeçe, të cilat rezultuan pozitive për COVID-19 dhe u pranuan për lindje nga muaji mars deri në shtator 2020.
Njëqind e një (101) gra shtatzëna u përfshinë në studim – 31 nga të cilat ishin simptomatike. Në pacientet simptomatike, 42% kishin ethe, 39% kishin kollë, 26% kishin gulçim, 16% kishin dhimbje të muskujve, 16% kishin të dridhura dhe 10% prej tyre kishin dhimbje gjoksi.
Rezultatet treguan një përqindje më të lartë të nënave simptomatike të lindura në rrethana urgjente (58.1%) në krahasim me nënat asimptomatike që kishin më pak komplikime gjatë lindjes (46.5%).
Nënat simptomatike kishin më shumë gjasa të kishin komplikime urgjente të tilla si ndryshimi i pozicionit të foshnjës, ulje e lëvizjes së fetusit, zvogëlim të lëngut amniotik, ngadalësim ose ndalim të progresit të lindjes. Për më tepër, foshnjat e lindura nga nëna simptomatike kishin më shumë gjasa të kishin nevojë për mbështetje të frymëmarrjes (31.2% krahasuar me 29% nga nënat asimptomatike) dhe të shtroheshin në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (43.8% krahasuar me 36.2%).
“COVID-19 ka efekte të rënda sistemike në trup, veçanërisht tek pacientet simptomatike,” vuri në dukje studente Lane.
“Ulja e oksigjenimit mund të kontribuojë në rritjen e lindjeve cezariane, natyrë e paparashikueshme, kështu që mjekët duhet në mënyrë proaktive të rekomandojnë një lindje cezariane për nënat me lindje me rrezik të mesëm dhe të lartë”.
Duhet të theksohet se normat e lindjes cezariane në gratë simptomatike ishte 64.5% dhe gratë asimptomatike 62%, që ishin dukshëm më të larta se shkalla normale e lindjes së popullatës për lindjet cezarine (31.7%) në SHBA. /Gazeta Shneta/