Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krerët e SHSKUK-së zotohen për ndarje të barabartë të buxhetit për spitalet e përgjithshme

Lajme 12/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtori i përgjithshëm kanë vizituar sot dy spitalet e përgjithme në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe Dr. Valbon Krasniqi, janë zotuar se do të ndajnë mjete financiare në mënyrë të barabartë për përkrahjen e spitaleve të përgjithshme, transmeton Gazeta Shneta.

“Kryesuesja Gecaj- Gashi dhe drejtori Krasniqi, i siguruan se, pa dallim, në mënyrë të barabartë, do të ndahen mjete financiare për të gjitha spitalet e përgjithshme, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmbushjës së nevojave tjera imediate”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Njoftimi i plotë:

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e bordit dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, për të parë nga afër punën dhe për të dëgjuar shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, derisa i falënderuan ata për angazhimin dhe menaxhimin me sukses të Pandemisë COVID-19.

I inkurajuan të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi, iu premtuan kushte më të mira pune, kurse drejtuesve të spitaleve, iu garantuan mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve për modernizimin e hapësirave spitalore.

Kryesuesja Gecaj- Gashi dhe drejtori Krasniqi, i siguruan se, pa dallim, në mënyrë të barabartë, do të ndahen mjete financiare për të gjitha spitalet e përgjithshme, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmbushjës së nevojave tjera imediate.

Ndërkaq, u njoftuan se në Spitalin e Vushtrrisë ka përfunduar zgjerimi i rrjetit të oksigjenit, në të cilin do të mund të lidhen të gjithë shtreterit, ndërsa në atë të Mitrovicës do të fillojë së shpejti.

Të dy spitalet, muaj më parë, janë pajisur me rezervuar të oksigjenit, të cilët kanë kapacitet të mjaftueshëm për të ofruar furnizim të qëndrueshëm me oksigjen.

Drejtuesit e SHSKUK-së vizituan edhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Mitrovicë.

Artikulli paraprakNjë në 10 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit janë nën moshën 45 vjeç
Artikulli i rradhës Vaksinimi kundër gripit dhe COVID-19 në të njëjtën kohë është i sigurt, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.