Draft udhëzimet nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së (USPSTF), vënë në dyshim mençurinë e kahmotshme se përdorimi i përditshëm i aspirinës është një strategji e sigurt parandaluese për të zvogëluar rrezikun e një sulmi të parë në zemër ose goditje në tru.
Më 12 tetor, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të Shteteve të Bashkuara (USPSTF), lëshoi draft- rekomandimin e parë që rishqyrtojnë nëse është e sigurt për shumicën e njerëzve të marrin aspirinë me doza të ulëta ditore për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru, shkruan Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare shkaktojnë një të tretën e të gjitha vdekjeve në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe kjo është më shumë se 868,000 humbje jetësh.
Një nga hapat parandalues të gjatë që mjekët kanë këshilluar për personat në rrezik është marrja e një doze të ulët çdo ditë të një bari për hollimin e gjakut të quajtur aspirinë.
Ndërsa aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e goditjeve dhe sulmeve në zemër duke parandaluar formimin e mpiksjeve në enët e gjakut, gjithashtu në anën tjetër mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes në stomak, tru dhe zorrë – një rezultat që mund të jetë fatal. Rreziku i shtuar për gjakderdhje gjithashtu rritet me kalimin e kohës dhe moshës së individëve.
Bazuar në hulumtimet më të reja, Task Forca tani po propozon që:
– Individët e moshës 60 vjeç e sipër që nuk kanë pësuar sulm në zemër ose goditje në tru dhe nuk kanë stenta nuk duhet të fillojnë të marrin aspirinën.
– Individët e moshës 40 deri në 59 vjeç që nuk kanë një histori të sëmundjeve kardiovaskulare, por që janë në rrezik të shtuar të ngjarjeve kardiovaskulare (për shembull sepse kanë diabet ose obezitet) duhet të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet e mundshme të marrjes së aspirinës ditore me mjekun e tyre para se të fillojnë me përdorimin e barit.
Rreziqet e përdorimit të përditshëm të aspirinës, veçanërisht rreziku i gjakderdhjes, janë shfaqur edhe më parë.
Ndër hulumtimet shkencore të botuara që nga viti 2016, sugjerojnë se rreziku i gjakderdhjes në tru dhe zorrë të lidhura me përdorimin e aspirinës tejkalon përfitimet e mundshme të barit për shumë njerëz. /Gazeta Shneta/