Janë regjistruar sot plot 28 raste të infektimit me Covid në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Nga 1,958 testime të kryera janë konfirmuar 28 raste pozitive me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Fatmirësisht, brenda kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid.
Në anën tjetër, 25 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë është 431.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se janë administruar 4,707 doza të vaksinës, kurse deri më sot 720,378 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/




