Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pfizer ka njoftuar se tre doza të vaksinës së tyre anti- COVID ofrojnë mbrojtje kundër Omicron

Jetë 13/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nivelet neutralizuese të antitrupave bien ndjeshëm te personat me dy doza të vaksinës anti- COVID të Pfizer kur infektohen me variantin Omicron, sipas një studimi nga kompania amerikane.

Një dozë e tretë e vaksinës duket se rivendos mbrojtjen imune kundër variantit omicron, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Të dhënat nga Afrika e Jugut tregojnë se infeksioni i mëparshëm i shoqëruar me vaksinimin gjithashtu siguron imunitet të mjaftueshëm kundër Omicron.

Dozat përforcuese do të luajnë një rol kyç në forcimin e imunitetit kundër variantit Omicron, njoftuan krerët Pfizer/BioNTech në një deklaratë për shtyp.

Dy injeksione të vaksinës COVID të kompanisë Pfizer mund të mos jenë të mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër infeksionit me variantin, por një dozë e tretë mund të rrisë nivelet e antitrupave që luftojnë virusin – mjaftueshëm për të ndaluar replikimin.

Të dhënat, të cilat ende nuk janë rishikuar apo publikuar nga kolegët, tregojnë se Omicron mund të shmangë përgjigjet imune më mirë se variantet e mëparshme.

Studiuesit mblodhën mostra gjaku nga njerëzit e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer, si dhe nga ata që morën një vaksinë përforcuese. Ndër të tjera, ata analizuan se si antitrupat dhe qelizat e tjera kyçe imune ia dolën kundër variantit Omicron në një mjedis laboratorik.

Në mostrat e gjakut të atyre që morën vetëm serinë parësore, nivelet e antitrupave neutralizues ranë 25 herë në krahasim me variantin e ri. Por te njerëzit që morën tre doza të vaksinës Pfizer, antitrupat e gjeneruar ishin të ngjashëm me ato nga dy doza kundër shtameve më të vjetra të virusit.

“Lajmi i keq është se duket se ka një mbrojtje të zvogëluar me dy doza krahasuar me variantet e mëparshme,” tha Dr. Leana Wen, profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin George Washington, për VeryWell. “Lajmi i mirë është se doza e tretë – shtimi i një doze përforcuese – jep një nivel të shtuar mbrojtjeje që në thelb rikthen efektin mbrojtës të vaksinës.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStresi pandemik ka shkaktuar një krizë të rënies së flokëve, flasin ekspertët mjekësor
Artikulli i rradhës ShSKUK: Po trajtohen 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 post-Covid

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.