157 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet e përgjithshme nga COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, sipas tyre me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje në njoftim për media thuhet se nëntë prej këtyre pacientëve, janë fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
Gjithsesi, klinika me më shumë pacientë tē hospitalizuar mbetet Klinika Infektive me 78 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Të shtrirë, 157 pacientë të konfirmuar me Covid-19
157 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 pacientë të negativizuar nga Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë./Gazeta Shneta/




