Mbi dy mijë koronarografi janë ofruar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021, ka njoftuar ShSKUK.
“Në vitin e kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime”, kanë njoftuar ata.
Tutje sipas tyre gjatë vitit 2021 u kryen edhe 495 ekokardiografi dhe 19 Ekokardiografi Transezofageale, metodë kjo që e studion zemrën, valvulet dhe pjesët tjera përbërëse të saj, përmes ultratingujve nga gypi i tretjes-ezofagu.
Në bazë të të dhënave nga raporti vjetor i punës, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 864 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 576 konsultime./Gazeta Shneta/




