Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë muaj pas përurimit, funksionalizohet spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve në QKUK

Lajme 28/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Po përurojmë spitalin më modern në rajon të shërbimeve të kirurgjisë pediatrike”, pati thënë, tashmë ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, më 13 shtator të vitit të kaluar përderisa u përuruar spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve në QKUK shkruan Gazeta Shneta.

“Sheikha Fatima” është spitali më i ri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili filloi punën sot, gjashtë muaj pas përurimit.

“Në zbatim të Planit të veprimit për funksionalizimin e këtij spitali, sot në ditën e parë të funksionalizimit të këtij spitali janë kryer dy operacione të fëmijëve si dhe kanë filluar aty punën ambulanca specialistike për fëmijë, emergjenca pediatrike dhe kirurgjia spcialistike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se brenda spitalit është funksionalizuar shërbimi hemato – onkologjisë pediatrike, kirugjia pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë “ndërkohë që pritet të transferohen edhe neo-onatologjia, shërbimet ortopedike dhe shërbimet e tjera për fëmijë”

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se në këtë spital do t’i integrojnë shërbimet e emergjencave pediatrike mjekësore.

“Ato të Traumës –  shërbimet e Observimit dhe Rikuperimit, shërbimet e ambulancave specialistike pediatrike dhe kirurgjike, Njësinë e Radiologjisë së fëmijëve, Sallat e operacioneve urgjente dhe të planifikuara, Njësinë e Kirurgjisë Ditore dhe Endoskopisë së Fëmijëve, Sterilizimin qendror, Mjekimin intensiv të fëmijëve dhe të porsalindurve, Departamentin e Kirurgjisë së fëmijëve dhe Departamentin e Onkologjisë Pediatrike”, bënë të ditur MSh.

Spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve është donacion prej 22 milion eurove nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Spitali pediatrik –kirurgjik në QKUK pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore terciare që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë, ndërsa MSh falënderon edhe me këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë investim kapital dhe zemërgjerë për fëmijët e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Spitali i Gjilanit në mungesë të penjve kirurgjik, pacientët detyrohen t’i blejnë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.