Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave

Lajme 29/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I ulur në ulësen para klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është Idriz Sojeva, teksa pret bashkëshortën e tij, e cila gjendet brenda objektit të klinikës. Ajo po merrë infusionin “Zumeta” – infusion për eshtra, i nevojshëm për personat me kancer shkruan Gazeta Shneta.

Bashkëshortja e Sojevës para gjashtë viteve është diagnostifikuar me kancer në gji.
Ajo çdo muaj shtrihet në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapit e përcektuara nga mjeku i saj.

Me të ardh në Onkologji, stafi shëndetësorë e njoftuan atë se në klinik nuk ka infusion. Bashkëshorti i saj 65 vjeç u detyrua të blejë atë në një barnatore private.
Sojeva thotë se infusion i kushtoi 100 euro. Ai e konsideron njërin ndër infusionet më të lira “këtu ka infuzione që kushton tre mijë apo katër mijë euro” duke shtuar se para dy viteve ka blerë “Herceptin”- ën në vlerë 1750 euro.

Ai është në mes të hallit të sëmundjes së gruas së tij dhe mungesës së infuzioneve e barnave për të cilat thotë se harxhon minimumi deri në 300 euro në muaj, tregon se pagën mujore ai dhe bashkëshortja e tij e kanë pensionin në vlerë 100 euro.

“50% të barnave i blejnë pacientat”, thotë i shqetësuar ai, përderisa në dorë mbanë disa dokumenta.

Bashkëshortja e tij fillimisht ishte operuar në Stamboll të Turqisë pastaj kimioterapitë, ai thotë se i ka kryer në Maqedoni të Veriut, pasi që në vendin tonë janë shumë më të kushtueshme.

“E kemi bo operacionin në Stamboll. Kimioterapitë i kemi kry në Maqedoni të Veriut. Kimioterapia këtu u kon 1400 euro a unë i kam kry në Shkup me 100 euro. Ni terapi u kanë 1400 euro ni seancë, a në Shkup i kam kry me 100 euro ni seancë”, rrëfen ai për Gazetën Shneta, përderisa falënderon vajzën e tij e cila e mundësoi operimin në Turqi.

Në lidhje me këtë Gazeta Shneta, ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës të cilët thonë se “Zumeta” është porositur dhe është në pritje të liferimit.

“Produkti  për të cilin jeni interesuar, sipas Shërbimit Farmaceutik,  është porositur dhe jemi në pritje të liferimit nga operatori ekonomik”, thuhet shkurt në përgjigjen e tyre, duke mos treguar se kur ka qenë furnizimi i fundit me këtë produkte dhe pse nuk është bërë furnizimi me kohë.

Mungesa të barnave në Onkologjin ka pasur edhe viteve të kaluara.

Çka është kanceri në gji?

Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave. Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata

Ekziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa prej tyre mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan Very Ëell Family, transmeton Gazeta Shneta

Kanceri i gjirit, fillimisht mund të identifikohet përmes simptomave, e të cilat janë:

Një gungë: Një gungë është shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit.

Dhimbje në gji: Kanceri i gjirit është zakonisht pa dhimbje gjatë fazave të hershme të tij, por përhapja e tij mund të shkaktojë parehati ose dhimbje.

Ndryshimi në pamje: Një tumor mund të shkaktojë një ndryshim të dukshëm në madhësinë ose formën e gjirit tuaj.Kjo mund të bëjë që gjinjtë tuaj të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndryshime në lëkurë: Zbehja e lëkurës në një pjesë të gjirit mund të jetë shenjë paralajmëruese. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Spitali i Mitrovicës në mungesë të ilaçeve “Dexason” dhe “Urbason”

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.