Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika Intensive Qendrore në mungesë të vitaminës C

Lajme 31/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën Intensive Qendrore çdo ditë nga ora 13:00 deri në orën 14:00 qytetarëve u lejohen të vizitojnë familjarët e tyre të shtrirë në këtë klinikë. Përveç vizitës ata njoftohen nga mjeku për gjendjen shëndetësore të pacientit dhe informohen se cilin produkt duhet të blejnë në barnatoret privat pasi që jo me të gjithë ilaçet është e furnizuar kjo klinikë shkruan Gazeta Shneta.

Dy ditë më parë Gazeta Shneta ka qenë në këtë klinikë dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët të cilët prisnin në radhë për të hyrë tek dhoma e familjarëve të tyre.

“Vitamina më kanë thënë me ble. Nuk e di çfare. Mjeku i shkrun na shkojm i blejm”, thotë njëri nga qytetarët teksa bëhet gati për të hyrë në vizitë tek familjari, për të cilin thotë se është i shtrirë tash e shtatë ditë pasi që i njejti vuan nga gurët e tëmthit.

Mungesa e barnave nga lista esenciale dhe materialeve shpenzuese në institucionet shëndetësore publike është “rutinë” për pacientët të cilët marrin trajtime shëndetësore.

Shërbimi Farmaceutik i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thotë se operatori ekonomik i kontraktuar nuk e ka bërë liferimin e mallit, vitaminës C, me kohë dhe si pasojë ka vonesa.

ShSKUK nuk ka dhënë detaje pse operatori ekonomik nuk ka arritur të bëjë liferimin e produktit me kohë në Klinikën Intensive Qendrore.

“Ne furnizohemi konform listës esenciale me Vitamin C në formë parenterale. Ndërsa operatori i kontraktuar është vonuar në liferimin e mallit. Me vitamin D jemi mjaftueshëm të furnizuar”, thuhet në përgjigjet e Shërbimit Farmaceutik për Gazetën Shneta.

Me mungesë të barnave nga lista esenciale, përveç tjerash, është duke u ballafaquar edhe Klinika e Onkologjisë. Në këtë klinikë ka mungesë të infusionit “Zumeta”, i nevojshëm për pacientët e sëmurë nga kanceri.

Javë më parë Gazeta ka shkruar edhe për mungesë të Providon Jod 10% në klinikat e ShSKUK-së. Ndërsa Spitali Regjional në Gjilan gjatë tre mujave të parë të këtij viti nuk është furnizuar me asnjë llojë të penjve kirurgjikal dhe pacientët janë të detyruar t’i blejnë ato para se të hynë në sallën e operimit./Gazeta Shneta/

Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave

Artikulli paraprakPër tri ditë 11 operime të kryera në spitalin e ri pediatrik
Artikulli i rradhës Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.