Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Roli i akupunkturës në çiftet që kanë probleme të ngjizjes së shtatzënisë, sipas studimeve

Këshilla për shtatzëna 04/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet sugjerojnë se akupunktura mund të jetë e dobishme për çiftet që i nënshtrohen fekondimit in-vitro (IVF), por verdikti i fundit ende nuk mund të sigurojë nëse kjo metodë do të përmirësojë fertilitetin në përgjithësi.

Megjithëse studimet më të vogla tregojnë rezultate premtuese, nevojiten më shumë kërkime përpara se të mund të themi me siguri se kjo terapi e vjetër mund t’ju ndihmojë të mbeteni shtatzënë, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Akupunktura bazohet në teorinë se energjia vitale rrjedh nëpër trup përgjatë rrugëve të caktuara.

Mes tjerash, akupunkturistët përpiqen të balancojnë këtë energji dhe të rikthejnë shëndetin duke stimuluar pika specifike përgjatë rrugëve me gjilpëra të holla. Edhe pse ka qenë një element kryesor i mjekësisë kineze për rreth 5000 vjet, akupunktura ka fituar pranim në komunitetin mjekësor amerikan vetëm në dekadat e fundit.

Në vitin 2002, një ekip studiuesish gjermanë, zbuluan se akupunktura rrit ndjeshëm shanset për shtatzëni në mesin e një grupi prej 160 grave që po i nënshtroheshin trajtimit IVF.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Dyzet e dy përqind e grave që morën akupunkturë mbetën shtatzënë, krahasuar me 26 përqind të atyre që nuk morën trajtim.

Studiuesit, supozuan se akupunktura ndihmoi në rritjen e rrjedhjes së gjakut në mitër dhe relaksimin e indit të muskujve, duke i dhënë embrioneve një shans më të mirë për t’u implantuar.

Studime të tjera sugjerojnë se akupunktura është efektive në reduktimin e stresit. Meqenëse stresi është treguar se pengon të mbeteni shtatzënë, ka kuptim që ulja e stresit përmes akupunkturës mund të përmirësojë teorikisht shanset për të mbetur shtatzënë.

Akupunktura mund të ndihmojë gjithashtu infertilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se trajtimet e rregullta përmirësojnë ndjeshëm numrin dhe lëvizshmërinë e spermës.

Hapi më i mirë i parë për trajtimin e çdo problemi të fertilitetit është të kontaktoni një specialist.

Nëse vendosni të provoni akupunkturën, kërkoni një akupunkturist të certifikuar, shumë prej të cilëve janë gjithashtu mjekë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇfarë është gjakderdhja e implantimit, shenjat dhe simptomat e një procesi të fillimit të shtatzënisë
Artikulli i rradhës A mund të keni periodë menstruale gjatë kohës që jeni shtatzënë, flasin burimet rreth çështjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.