Gonadotropina korionike e njeriut, e njohur zakonisht si hCG, është një hormon që gjendet në gjakun dhe urinën e grave gjatë gjithë shtatzënisë.
HCG zbulohet menjëherë pas implantimit të embrionit në mitër (afërsisht tre javë në një cikël menstrual katër-javor) shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Në formimin e embrionit, ai fillon të prodhojë hCG, i cili lehtëson prodhimin e hormoneve tjera të rëndësishme të shtatzënisë si progesterone dhe estrogjeni.
Në shtatzëninë e hershme, nivelet e zbulueshme të hCG duhet të dyfishohen afërsisht çdo dy ditë.
Hormoni bëhet i zbulueshëm përmes urinës rreth kohës së ditës së parë të mungesës së menstruacioneve.
Nivelet e HCG janë udhëzues për të paralajmëruar mjekët për ndërlikimet e mundshme të shtatzënisë, duke përfshirë abortin.
Në rast se nivelet e hCG bien gjatë periudhës dy deri në tre ditë në tremujorin e parë shpesh kjo sinjalizon një abort të afërt.
Ndërkohë që, ulja e niveleve të hCG në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndoshta nuk është shkak për shqetësim. /Gazeta Shneta/