Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lenjani në gjykatë për mosdeklarimin e pasurisë: Ndihem i turpëruar, kam qenë i ngarkuar nga pandemia

Lajme 10/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Basri Lenjani, ish-drejtori i Emergjencës në SHSKUK, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rrahim Podvorica, i akuzuari Lenjani deklaroi se pa dashje dhe pa qëllim nuk e ka deklaruar tërë pasurinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

”Deklaroj se pa dashje, pa qëllim të caktuar, nuk kam pas informacion që përveç pagave edhe shtesat duhet mu paraqit, për më tepër këto shkresa janë të evidentuara përmes sistemit bankar”, tha i akuzuari Lenjani.

I akuzuari Lenjani tha se sa i përket biznesit të gruas së tij ka harrur që ta përfshijë në deklarim dhe se në lidhje me këtë i është përgjigjur edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Sa i përket biznesit të gruas po deklaroj dhe kam kërkuar falje publike, më ka ik në deklarim, ka kërku edhe agjencisë ju kam përgjigj me shkrim në mënyrë elektronikë dhe iu kam sqaruar se kjo më ka ik edhe për shkak të pandemisë”, ka deklaruar i njëjti.

I njëjti shtoi se ka qenë i ngarkuar për shkak të pandemisë dhe se ndihet i turpëruar që gjendet para gjykatës.

“Unë ndihem edhe sot i turpëruar që gjendem para gjykatës për shkak se në atë kohë kam qenë shumë i ngarkuar dhe kam punuar 24 orë për shkak të pandemisë”, ka deklaruar i akuzuari Lenjani.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 1 qershor.

Aktakuza e përpiluar në qershor të këtij viti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngarkon Basri Lenjanin se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e ka deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Aty thuhet se i njëjti nuk e ka deklaruar biznesin e bashkëshortes së tij, Fatime Lenjani, me emrin “OS ORAL DENT”

Gjithnjë sipas aktakuzës, Lenjani po ashtu nuk ka deklaruar edhe të hyrat vjetore në shumën prej 5 mijë e 125 euro e 55 centë, ku 2 mijë e 763 euro e 13 centë i ka pranuar në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nga SHSKUK, ndërsa shumën prej 2 mijë e 441 euro e 10 centë i ka pranuar nga Kolegji Privat i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në cilësinë e profesorit të asociuar .

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Artikulli paraprakReagon SHSKUK pas raportimit të Gazetës Shneta: Lifti në Ortopedi po rregullohet nga kompania
Artikulli i rradhës 970 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë për katër ditë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.