Një person ka vdekur me coronavirus përderisa 14 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit nga 670 mostra të testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 10 qytetarë janë shëruar nga coronavirusi. Numri i qytetarëve të shëruar është mbi 224 mijë.
Nga ministria poshtu njoftojnë se për 24 orë janë dhënë 252 doza të vaksinave kundër coronavirusi, përderisa në total janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Në Kosovë deri më tani me dy doza të vaksinave janë vaksinuar mbi 822 mijë qytetarë ndërsa me dozën e tretë dhe përforcuese mbi 100 mijë qytetarë.
Aktualisht në nivel vendi janë 350 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/