Fillimi i javës pritet të jetë mot i nxehtë, mirëpo duke filluar nga dita e mërkurë pritet të ketë rënie të temperaturave.
Temperaturat minimale pritet të zbresin nga 18C deri në 15 e 14C, kurse maksimalet do të arrijnë të martën deri në 34C, të mërkurën zbresin në 28C, kurse të premten deri në 22C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“4.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe e bubullima, kryesisht rreth viseve malore.
5.07 – Paradite kryesisht me diell. Ditën nxehtë, me zhvillime të vransirave, e më vonë edhe rrebeshe me bubullima.
6.07 – Kryesisht me vransira dhe jo aq nxehtë. Priten edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.
7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
8.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët. Mundësi për riga lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/