Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja më e theksuar e shtatzënisë në tremujorinë e parë, si të ndihmohet nëna shtatzëne

Këshilla për shtatzëna 04/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një simptomë e zakonshme e shtatzënisë është lodhja dhe një molisje e trupit, veçanërisht gjatë tremujorit të parë dhe të tretë.

Më shumë se gjysma e nënave shtatzënë e përjetojnë këtë simptomë. Shumica e grave kanë dëshirë të gjejnë një vend ku fshihen për tu mbështjellë me një batanije dhe për të bërë një gjumë të mirë, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Ndër të tjera, ju mund të keni vështirësi të flini gjatë shtatzënisë tuaj për shkak të udhëtimeve të shumta në banjë, ngërçeve të këmbëve dhe urthit.

Por, lodhja mund të jetë një simptomë e anemisë, veçanërisht nga mungesa e hekurit.

Trupi juaj ka nevojë për hekur për të bërë hemoglobinë, substancën në qelizat e kuqe të gjakut që u mundëson atyre të sjellin oksigjen në indet tuaja dhe tek foshnja juaj.

Sipas ‘Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve’, nevoja juaj për hekur dyfishohet në 27 mg gjatë shtatzënisë për shkak të nevojave të foshnjës, gjakut shtesë të prodhuar nga trupi juaj dhe humbjes së gjakut që do të ndodhë gjatë lindjes.

Shumica e vitaminave prenatale përmbajnë hekur të mjaftueshëm për të mbështetur këtë kërkesë të shtuar.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Për të zvogëluar mungesën e energjisë dhe lodhjen e shtatzënisë, ndiqni këto rekomandime:

– Nëse është e mundur, bëni pak sy gjumë edhe gjatë ditës. Poashtu, ne rekomandojmë një jastëk cilësor të shtatzënisë që ofron mbështetje të shkëlqyeshme.

– Shkoni në shtrat herët!

– Ulni shanset e nevojës për të shkuar në banjë duke ju zgjuar pasi keni pirë lëngje më herët gjatë ditës dhe shmangni pirjen të paktën 2 orë para gjumit.

– Minimizoni urthin gjatë natës duke mos ngrënë menjëherë para gjumit (2-3 orë para).

– Shtrijeni muskujt e këmbëve para gjumit për të shmangur ngërçet në këmbë dhe përfshini ushqime të pasura me kalium: si banane, pjeshkë, kivi, patate dhe zarzavate me gjethe në dietën tuaj.

– Ushtroni, përveç nëse ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ka këshilluar kundër kësj ide. Mund të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe të energjisë. (30 minuta ecje, tre herë në javë mund të ju ndihmojë.)

– Mundohuni të hani çdo 3-4 orë dhe sigurohuni që të përfshini karbohidrate, proteina dhe yndyrë në çdo vakt ushqyes.

– Shmangni kafeinën nëse është e mundur (200 mg konsiderohet maksimumi çdo ditë).

– Pini shumë lëngje, Veçanërisht ujë.

– Ulni stresin. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nëse jeni të stresuar. Flisni me siguruesin e kujdesit shëndetësor për burime – madje mund të provoni të meditoni! /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakS’ka listë të pritjes për vendosjen e fistullës arteriore- venoze në Kirurgjinë Vaskulare
Artikulli i rradhës Ky është pozicioni më i përshtatshëm për gjumë të mirë në shtatzëni, rekomandojnë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.